Buxheti 2027 dhe paketa fiskale në votim të enjten, zbardhet agjenda e Kuvendit

Buxheti 2027 dhe paketa fiskale në votim të enjten, zbardhet agjenda e Kuvendit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Kuvendi do të votojë të enjten më 26 nëntor projektbuxhetin e vitit 2027, të cilin mazhoranca e ka cilësuar si më të madhin në historinë e vendit. Me shpenzime të parashikuara prej 976 miliardë lekësh buxheti do të shqyrtohet në të njëjtën seancë me ndryshimet në pesë ligjet që përbëjnë paketën fiskale. Seanca plenare do të nisë në orën 10;00 dhe do të ketë gjithsej 19 pika në rendin e ditës sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Përpara votimit të buxhetit deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet në ligjet për tatimin mbi të ardhurat TVSH-në, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat. Projektbuxheti parashikon 907 miliardë lekë të ardhura dhe 202 miliardë lekë investime publike. Në të janë përfshirë gjithashtu...