Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili i shpëton burgut përjetë, Gjykata e Lartë  e dënon me 25 vite burg

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili i shpëton burgut përjetë, Gjykata e Lartë e dënon me 25 vite burg

Festim Bexhdili dhe Jan Prenga TIRANË- Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për kopshtarin Festim Bexhdillin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020. Më herët, Gjykata e Apelit e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa tashmë dënimi i tij përfundimtar është caktuar në 25 vite burg. Festim Bexhdili u akuzua për përfshirjen në ngjajren e rëndë, pasi punonte si kopshtari i kompleksit në Shijak, ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin nga një automjet në tjetrin.  Si ndodhi pengmarrja  dhe...