Nismë e re për Specialen, ekspertët në Kosovë: Konsultohuni me BE-në!

Nismë e re për Specialen, ekspertët në Kosovë: Konsultohuni me BE-në!

Në shtator, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale u shoqërua me protesta dhe kundërshtime. Tani kjo çështje po rikthehet në vëmendje përmes një nisme të re ligjore. Pas dakordimit mes LVV-së dhe PDK-së, pritet të hartohet një draft i ri. Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se hartimi i tij duhet të bëhet përmes konsultimeve me Bashkimin Evropian dhe shtetet që financojnë Gjykatën Speciale. “Shpresoj që institucionet, në rastin konkret Kuvendi të përkujdeset që nisma të jetë mbi të gjitha në harmoni me Kushtetutën ashtu që të arrihet qëllimi dhe efekti i saj. Si dhe të konsultohen të gjithë aktorët me theks të veçantë BE por edhe shtetet respektive që e financojnë Gjykatën Speciale”. Një tjetër propozim i avokatit Bajraktari është që Kosova ta shfrytëzojë...