EKSKLUZIVE/ Dëshmia e panjohur e Parisit: Dëgjesa e Ismail Qemalit në Senatin Francez më 1916

EKSKLUZIVE/ Dëshmia e panjohur e Parisit: Dëgjesa e Ismail Qemalit në Senatin Francez më 1916

Nga Evarist BeqiriParis, nëntor 2026 Në qershor të vitit 1916, në zemër të Parisit, kur Lufta e Parë Botërore po e fshinte Shqipërinë nga harta politike e Europës dhe ushtritë ndërluftuese kishin copëtuar territorin tonë, Ismail Qemal Vlora realizoi një lëvizje të mprehtë diplomatike. Një dokument i panjohur i shtypit parlamentar parizien, i botuar në gazetën “L’Homme Libre” të Georges Clemenceau-s më 24 qershor 1916, zbardh një akt diplomatik të harruar: Themeluesi u dëgjua zyrtarisht brenda Senatit Francez. Nën rubrikën parlamentare “Au Luxembourg”, që në gjuhën institucionale franceze shënon Pallatin e Luksemburgut, selinë e Senatit në Paris, raportohet mbledhja e zhvilluar një ditë më parë, më 23 qershor, nga Grupi Senatorial për Mbrojtjen e Interesave Franceze Jashtë Vendit, nën kryesinë e diplomatit dhe senatorit Charles...