No Image Available

Vendet e Gjirit në shënjestër? Kushti që ndryshon gjithçka

Vendet e Gjirit mund të përballen me kosto më të larta sigurie nëse territori i tyre përdoret për goditje ndaj Iranit. Ky ishte vlerësimi i Ardian Elezit në NTV, gjatë analizës së mesazheve që Teherani po u drejton partnerëve rajonalë të Shteteve të Bashkuara. Pyetja e moderatores lidhej me paditë iraniane ndaj vendeve që lejojnë përdorimin e territorit të tyre nga forcat amerikane. Në përgjigje, Elezi e interpretoi këtë veprim si përpjekje për të ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet e këtyre shteteve me Uashingtonin. Ai përmendi Kuvajtin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite si vende të cilave u drejtohet mesazhi. Sipas leximit të tij, Teherani kërkon të sinjalizojë se përdorimi i hapësirave të tyre për goditje ndaj Iranit do t’i bënte ato të konsideroheshin...