Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

Ukraina pretendon se ka goditur pesë avionë ushtarakë rusë gjatë një sulmi me dronë ndaj bazës ajrore Savasleyka, në rajonin e Nizhny Novgorodit, rreth 300 kilometra në lindje të Moskës. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, nga sulmi janë dëmtuar tre avionë MiG-31 dhe dy avionë Su-34. Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se dëmet janë ende duke u vlerësuar, ndërsa paralajmërojnë se mund të ketë informacione të tjera në vijim. Deri më tani, Rusia nuk ka reaguar zyrtarisht për sulmin. Baza ajrore Savasleyka konsiderohet një objektiv i rëndësishëm ushtarak, pasi përdoret nga Rusia për operimin e avionëve që lëshojnë raketa hipersonike Kinzhal dhe bomba rrëshqitëse. Ngritja në fluturim e avionëve MiG-31 shkakton shpesh alarme ajrore në të gjithë Ukrainën, për shkak të raketave që ata...