Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Personi që shihni në foton e mësipërme është Arilen Ndoci, një nga shqiptarët që hyri për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk të Britanisë së Madhe. Ndoci dhe bashkëpunëtori i tij Mirgen Doku, u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Norwich të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe shkelje të pronës në një vend të mbrojtur. Ndërkohë, raportohet se ata kishin dhe një bashkëpunëtor të tretë, i cili është shpallur në kërkim. Sipas mediave britanike, shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Angli. Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, në rezidencën Anmer Hall, në pronën mbretërore Sandringham. Policia ndërhyri pak para orës 18:00, pas raportimeve për lëvizje dhe aktivitet të dyshimtë pranë banesës së çiftit mbretëror. Sipas dyshimeve, dy shqiptarët...