35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit. Gjatë qëndrimit në Vatikan, ministri Hoxha u takua me Atin e Shenjtë, duke i shprehur mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja”, u shpreh ministri Hoxha. Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë që marrin në kontekstin e sotëm ndërkombëtar mesazhet e Atit të Shenjtë për paqen, solidaritetin, zhvillimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor. Postimi i ministrit Ferit Hoxha Një moment i veçantë, i mbushur...
Burimi:
javanews.al