VIDEO/ Ushtria amerikane shpërthen 5 tonë eksploziv, reja e tymit ngrihet në qiell

VIDEO/ Ushtria amerikane shpërthen 5 tonë eksploziv, reja e tymit ngrihet në qiell

  Një shpërthim i fuqishëm, që ngriti një re tymi në qiell, shënoi shkatërrimin e të gjithë rezervës së azidit të plumbit nga ushtria amerikane, në Iowa Army Ammunition Plant, në Middletown, të mërkurën. Sipas Euronews, rreth pesë tonë të këtij materiali eksploziv, i cili përdoret në detonatorët e municioneve, u shkatërruan përmes një shpërthimi të kontrolluar. Operacioni ka ngritur shqetësime për ndikimet e mundshme në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis. Autoritetet deklaruan se gjatë operacionit u përdorën barriera mbrojtëse dhe materiale të posaçme për të kufizuar pasojat e shpërthimit dhe për të frenuar përhapjen e pluhurit të plumbit. Banorët në zonën përreth ishin këshilluar të përgatiteshin për një evakuim të mundshëm.