Mantesha këmishe, orë… si shqiptarët grabitën rezidencën e Princit  William, u ngjitën nëpër tub (EMRAT)

Mantesha këmishe, orë… si shqiptarët grabitën rezidencën e Princit William, u ngjitën nëpër tub (EMRAT)

portreti i shqiptarëve (princi william dhe princesha kate middletton) ANGLI-Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç janë dy shqiptarët të cilët grabitën rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton në Norfolk të Anglisë. BBC raporton se dy shqiptarët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Policia angazhoi një helikopter, dronë dhe qen policie për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Sipas detajeve të bëra publike në gjykatë, ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, më 23 nëntor. Dy shqiptarët dyshohet se u ngjitën nëpërmjet një tubi të shkarkimit të ujërave, duke arritur të depërtonin në dhomën e garderobës së rezidencës mbretërore. Ata akuzohen se kanë vjedhur gjashtë palë mansheta këmishësh dhe një orë. Një prej palëve të manshetave është përshkruar në gjykatë si ajo e Dukës...