Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Agjencia Kineze e Hapësirës me Ekuipazh njoftoi të mërkurën se lëshimi i anijes kozmike me ekuipazh Shenzhou-24 ishte i suksesshëm. Raketa mbartëse “Long March-2F Y24” u ngrit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve “Jiuquan”, në Kinën veriperëndimore, në orën 08:18 sipas orës së Pekinit. Rreth 10 minuta më vonë, anija kozmike u nda me sukses nga raketa dhe hyri në orbitën e saj të paracaktuar. Ekuipazhi gëzon gjendje të mirë, çka shënon suksesin e plotë të lëshimit. Pas hyrjes në orbitë, anija kozmike do të ndjekë një procedurë të planifikuar për të kryer një afrim dhe bashkim autonom e të shpejtë me kompleksin e stacionit hapësinor. Më pas, ekuipazhi i “Shenzhou-24” do të hyjë në stacionin hapësinor të Kinës. Ekuipazhi i “Shenzhou-24” përbëhet nga astronautët...