VIDEO – Momenti i frikshëm/ Era lëkund urën mbi humnerë, turisti gjerman lufton për të mos rënë
Ajo që nisi si një aventurë në natyrë, u kthye në një përvojë rrëqethëse për turistin gjerman Henry Thomas. Gjatë një udhëtimi shtatëditor në itinerarin O Circuit, në Parkun Kombëtar Torres del Paine, në jug të Kilit, ai u përball me një stuhi të fuqishme teksa po kalonte një urë të varur, raporton New York Post. Sipas administratës zyrtare të parkut, CONAF, urat në këtë zonë ndodhen në lartësi mbi 20 metra. Ura e famshme Las Guardas, 52 metra e gjatë, kalon mbi një grykë rreth 45 metra të thellë. Në video duket si ura e ngushtë për këmbësorët lëkundej me forcë. Thomas, i cili mbante një çantë shpine me peshë rreth 18 kilogramë, u detyrua të përpiqej të ruante ekuilibrin përballë lëvizjeve të urës....
Burimi:
syri.net