Stuhi dhe reshje intensive në vend, IGJEO paralajmëron për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Stuhi dhe reshje intensive në vend, IGJEO paralajmëron për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Moti i keq pritet të përfshijë një pjesë të madhe të Shqipërisë gjatë ditës së nesërme me reshje intensive deri në shumë intensive shiu dhe shtrëngata, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave. Paralajmërimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili kërkon kujdes të shtuar në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimit, situata më shqetësuese paraqitet në qarkun e Shkodrës, ku priten reshje shumë intensive. Reshje intensive parashikohen edhe në Kukës, Dibër dhe Lezhë ndërsa Durrësi, Tirana, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen gjithashtu me reshje intensive. Rreziku më i madh lidhet me vërshimet e shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitjet e dherave në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Përmbytje të lokalizuara mund të ketë edhe në zonat...