“Unë i përkas Barcelonës, por…”, Fabregas përgjigjet ndaj zërave se mund të zëvendësojë Flick
25 Nëntor 2026 18:33 Telesport Ndonëse mund të jetë i rezervuar sa i përket së ardhmes së tij, Cesc Fabregas zbuloi pas fitores së Como 1-0 ndaj AEK në Champions League, se i ndjek të gjitha ndeshjet e Barcelonës, madje edhe kur është i zënë duke u përgatitur për ndeshjet e veta. “Nuk humbas asnjë ndeshje të Barcelonës. Një ditë tjetër, ndërsa po përgatitnim planin e lojës për ndeshjen kundër AEK-ut të Athinës, ndeshja e Barcelonës po shfaqej në telefonin tim. Ndihmësi im u detyrua të më kërkonte të përqendrohesha, pasi ndeshja për të cilën po përgatiteshim ishte e rëndësishme”, tha fillimisht Fabregas. Ai nuk e fshehu dashurinë e tij për Barcelonën. Megjithatë, shmangu diskutimet rreth marrjes së drejtimit të ekipit katalanas në të ardhmen,...
Burimi:
telesport.al