Skema e re e mësuesve në dispozicion, Ministria miraton udhëzimin për zëvendësimet në shkolla! Kufiri deri në 82 mësues në shkallë vendi
Ministria e Arsimit ka nxjerrë Udhëzimin, i cili rregullon skemën dhe detyrat e mësuesve në dispozicion në institucionet publike të arsimit parauniversitar. Ky akt shfuqizon pilotimin e mëparshëm të vitit 2023 dhe vendos një kornizë të qartë për mbulimin e mungesave të mësuesve në shkolla. Sipas udhëzimit të firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro Furxhi, numri i përgjithshëm i mësuesve në dispozicion për të gjitha Zyrat Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) “nuk mund të jetë më shumë se 82 (tetëdhjetë e dy) mësues”. Kjo shifër miratohet çdo vit nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) bazuar në analizën e nevojave për zëvendësim, kohëzgjatjen e mungesave dhe shpërndarjen territoriale. Emërimi dhe profili i mësuesve Zëvendësimet përfshijnë rastet e mungesave të përkohshme për arsye shëndetësore të provuara me...
Burimi:
javanews.al