Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!
Muaji dhjetor pritet të shoqërohet me një sërë grevash në Itali, të cilat do të prekin transportin ajror, atë hekurudhor, shërbimin e taksive dhe transportin publik urban. Protestat e paralajmëruara nga disa sindikata do të zhvillohen në data të ndryshme gjatë muajit, duke krijuar vështirësi për udhëtarët dhe qytetarët që përdorin çdo ditë këto shërbime. Greva e parë kombëtare është planifikuar më 4 dhjetor, ndërsa ndalesa të tjera do të vijojnë më 14, 15, 16, 17 dhe 18 dhjetor. Muaji nis me një grevë të përgjithshme kombëtare, të shpallur nga disa organizata sindikale, mes tyre Cub, Adl Varese, Sgb, Sbm, Sgc dhe SI-Cobas, me mbështetjen edhe të AL-Cobas, Lmo, Orsa dhe Usb Lavoro Privato. Greva do të prekë disa sektorë: Transportin ajror: nga mesnata deri...
Burimi:
javanews.al