Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Mesdheut, me fokus sigurinë detare, sfidat e migracionit dhe kërcënimet e reja në rajon. Gjatë fjalës së saj, Kallas kërkoi angazhim të përbashkët për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e operacioneve të sigurisë detare të BE-së. Në deklaratën e publikuar nuk pati referenca të drejtpërdrejta për Shqipërinë. “José Manuel, ju falënderoj për fjalët tuaja, por gjithashtu ju falënderoj që na keni mikpritur këtu. Është kënaqësi të shoh të gjithë të pranishmit këtë pasdite. Është gjithashtu kënaqësi që këtë takim ta bashkëdrejtoj sërish me mikun tim të mirë, Ayman. Këtu kemi gjithashtu të pranishëm Ambasadorin Hayali. Ju përgëzoj për punën që keni...