E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

Seanca plenare e parlamentit izraelit (Knesset) ka miratuar në lexim paraprak propozimin për krijimin e një Komisioni Shtetëror Hetimor lidhur me masakrën e 7 tetorit 2023. Ky hap procedural shënon fillimin e shqyrtimit parlamentar për zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësive të sulmit. Menjëherë pas votimit ka ardhur reagimi i udhëheqësit të partisë Yashar dhe ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Gadi Eisenkot. Përmes një postimi në platformën “X”, ai u shpreh se miratimi i këtij komisioni ishte i vonuar, duke theksuar se ky vendim duhej të ishte marrë “tre vjet më parë”, por shtoi se “më mirë vonë sesa kurrë”. Eisenkot e cilësoi zbardhjen e plotë të ngjarjeve si një detyrim të drejtpërdrejtë ndaj të prekurve dhe sigurisë kombëtare....