BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!
Bashkimi Evropian ka njoftuar zgjatjen me gjashtë muaj të subvencioneve të përkohshme që ndihmojnë kompanitë e bujqësisë dhe transportit, si dhe bizneset me konsum të lartë energjie, të goditura nga pasojat e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Kuadri i Përkohshëm i Ndihmës Shtetërore për Krizën në Lindjen e Mesme, të cilin Komisioni Evropian e miratoi në muajin prill, do t’u lejojë gjithashtu qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të akordojnë grante deri në 50,000 euro për përfituesit gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, deri në qershorin e ardhshëm. Aktualisht, qeveritë mund të kompensojnë kompanitë në sektorët e bujqësisë, peshkimit dhe transportit tokësor deri në 70 për qind të kostove të tyre shtesë, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe plehrave kimike si pasojë e luftës...
Burimi:
javanews.al