Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit: Sërish nuk më lejuan të takoj Veliajn

Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit: Sërish nuk më lejuan të takoj Veliajn

Pamje nga jashtë Burgut të Fierit, foto e publikuar sot nga avokati Plarent Ndreca FIER- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca pretendon se i është refuzuar sërish hyrja në Burgun e Fierit për t’u takuar me klientin e tij. Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreca thotë se ndodhej prej orës 16;50 në pritje për të hyrë në institucion, ndërsa e konsideron këtë veprim shkelje të të drejtës së avokatit për t'u takuar me klientin. Ai i ka bërë thirrje Avokatit të Popullit, prokurorëve të çështjes dhe Prokurorisë së Fierit të ndërhyjnë duke mbajtur përgjegjës drejtorin e burgut për atë që e cilëson si shkelje të përsëritur të ligjit. Reagimi i Ndrecës: Që nga ora 16:50. Një tjetër rrugë boshe. Vijon saga e moslejimit tim...