E arrestuan për një dënim 9-vjeçar, por gjykata konstaton se e kishte kryer! Lirohet 41-vjeçari nga Delvina (EMRI)

E arrestuan për një dënim 9-vjeçar, por gjykata konstaton se e kishte kryer! Lirohet 41-vjeçari nga Delvina (EMRI)

Gjykata e Sarandës DELVINË- Një 41 vjeçar nga Delvina i shpallur në kërkim për një dënim me 9 vite burg për abuzim seksual me të mitur është liruar pasi rezultoi se e kishte vuajtur më parë dënimin. Besnik Banushi u arrestua pak ditë më parë në Rrethrrotullimin e Shijanit, në kuadër të operacionit të koduar 'Shijani'. Policia e Shtetit publikoi edhe pamjet e arrestimit, duke njoftuar se ndalimi ishte kryer pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Sipas njoftimit të policisë, ndaj 41- vjeçarit ishte lëshuar një vendim i Gjykatës së Sarandës i datës 23 korrik 2026 që parashikonte 9 vite burg për një ngjarje të vitit 2012. Pas arrestimit, familjarët e tij angazhuan një avokat për të vërtetuar se Banushi e kishte shlyer dënimin....