“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar sërish sot se nuk është lejuar të takojë në burgun e Fierit kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndreca shprehet se ka që prej orës 16:50 që pret jashtë ambienteve të burgut, ndërsa nuk lejohet të hyjë në kundërshtim me ligjin. Ai thotë se burgu i Fierit nuk funksionon më si institucion shtetëror, por si burg privat i drejtorit aktual. Postimi i plotë i Ndrecës: “Që nga ora 16:50. Një tjetër rrugë boshe. Vijon saga e moslejimit tim për të hyrë në burgun e Fierit për të takuar klientin tim, Erion Veliaj. Neni 51 i ligjit nr. 81/2020 garanton të drejtën e takimit me avokatin në çdo kohë. Nenet 11 dhe 12 të ligjit për profesionin e avokatit garantojnë takimin me...