Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet sërish të takoi Erion Veliajn në paraburgimin e Fierit

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet sërish të takoi Erion Veliajn në paraburgimin e Fierit

Avokati Plarent Ndreca denoncon një tjetër pengesë për të takuar klientin e tij, Erion Veliaj, në paraburgimin e Fierit. Përmes një reagimi në Facebook, Ndreca bëri të ditur se prej orës 16:50 po i mohohet hyrja në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke e cilësuar këtë si një tjetër episod të përsëritur të pengimit të takimeve me kryebashkiakun e pezulluar të Tiranës. Postimi i plotë: Që nga ora 16:50. Një tjetër rrugë boshe. Vijon saga e moslejimit tim për të hyrë në burgun e Fierit për të takuar klientin tim, Erion Veliaj. Neni 51 i ligjit nr. 81/2020 garanton të drejtën e takimit me avokatin në çdo kohë. Nenet 11 dhe 12 të ligjit për profesionin e avokatit garantojnë takimin me klientin në çdo fazë...