Dy shqiptarë grabitën vilën e Princit William, zbulohet si u futën në rezidencën mbretërore

Dy shqiptarë grabitën vilën e Princit William, zbulohet si u futën në rezidencën mbretërore

Dy shtetas shqiptarë janë paraqitur në gjykatën e Norwich, në Britani, të akuzuar për vjedhjen e disa sendeve me vlerë nga rezidenca Anmer Hall, ku qëndrojnë herë pas here Princi William, bashkëshortja e tij Kate dhe tre fëmijët e tyre. Dy shqiptarët, Arilen Ndoci, 32 vjeç, dhe Mirgen Doku, 34 vjeç, kanë dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, të akuzuar për vjedhje me shkatërrim dhe hyrje të paligjshme në rezidencën mbretërore Anmer Hall, në Norfolk të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë gjashtë butona këmishash (aksesorë që vendosen te mëngët) dhe një orë, pasi janë ngjitur përmes një tubi kullimi për të hyrë në ndërtesë. Ata u përballën me akuzat për vjedhje me shkatërrim dhe hyrje të paautorizuar në një...