“Më goditi me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Më dhunoi e abuzoi seksualisht para djalit

“Më goditi me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Më dhunoi e abuzoi seksualisht para djalit

Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, Elojna Shpataraku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar gjithë dhunën që ish-burri ka ushtruar ndaj saj. 39-vjeçarja ka rrëfyer se është njohur me Bledarin përmes vajzës së hallës së saj. Pas 6 muajsh martesë dhe kur ishte shtatzënë, sipas saj, kanë nisur edhe episodet e para të dhunës. “Me Bledar Bakajn jam njohur përmes vajzës së hallës sime. Jam lidhur me mblesëri, jemi martuar. Kemi jetuar pak kohë, mos gaboj pas 6 muajsh, kam qenë dhe shtatzënë kur kanë filluar episodet e dhunës. As nuk punonte e asgjë dhe shkak i dhunës ishte kjo. Kishte dhe nënën 75 vjeçe. Për shkak të ekonomisë vinin debatet. Më ka dhunuar kur ka patur një debat me nënën për...