Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

Ministria e Mjedisit ka hartuar një projektvendim të posaçëm që vendos rregulla të unifikuara për llogaritjen e objektivave të riciklimit, raportimin e të dhënave dhe zbatimin e hierarkisë së mbetjeve në vend. Ky akt nënligjor, i cili vjen në zbatim të ligjit nr. 57/2025 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me direktivën 2008/98/KE të Bashkimit Evropian. Sipas relacionit shoqërues të dokumentit, projekt-akti përcakton metodologjinë e llogaritjes dhe të verifikimit të objektivave kombëtarë për përgatitjen për ripërdorim, riciklim dhe rikuperime të tjera të mbetjeve bashkiake, mbetjeve nga ndërtimi dhe shembja, si dhe vajrave të përdorur. Përmes tij caktohet viti i fillimit të detyrimit, afatet e ndërmjetme dhe të dhënat minimale të nevojshme për matjen e rezultateve. Një nga risitë kryesore lidhet...