“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka komentuar pritshmëritë e Shqipërisë nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Bruksel, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për Abc News, Ismaili u ndal te ecuria e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar angazhimin për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Ajo bëri të ditur se deri në mesin e dhjetorit pritet të mbyllen disa kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa procesi për përmbylljen e grupkapitujve do të vijojë deri në vitin 2027. “Ne presim që nga ky samit të shohim se po ecën plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor. Mendoj që është shumë e rëndësishme të...
Burimi:
javanews.al