Tryeza për narko-euron/ Berisha: Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros në Shqipëri përbën një goditje shkatërrimtare për prodhimin vendas dhe eksportet, duke e cilësuar atë si një taksë të rëndë mbi ekonominë shqiptare. Në tryezën e organizuar në selinë blu me temë “Narko-Euro: pasojat për xhepat e shqiptarëve”, Berisha tha se ky fenomen ka pasoja edhe më shkatërrimtare se piramidat financiare të viteve ’90, ndërsa akuzoi se pas rënies së monedhës evropiane qëndrojnë flukset e parave të pista. Duke iu referuar të dhënave që paraqiti nga Eurostat, Berisha theksoi se leku ka shënuar një forcim të pazakontë kundrejt euros dhe dollarit, ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me rënien më të madhe të prodhimit industrial në Evropë. Sipas tij, tkurrja e prodhimit me 15.3%...
Burimi:
syri.net