Terolli inauguron showroom-in e ri

Terolli inauguron showroom-in e ri

Me 23 vite histori në tregun shqiptar, Terolli shënon një tjetër etapë të rëndësishme të zhvillimit të saj, me inaugurimin e showroom-it më të ri në Rrugën Industriale në Tiranë. Një histori që nisi në vitin 2003, me një dyqan modest hidrosanitaresh, është shndërruar ndër vite në një kompani që operon në disa sektorë, duke zgjeruar vazhdimisht aktivitetin dhe bashkëpunimet me marka prestigjioze ndërkombëtare. Pas zgjerimit në sektorin e pajisjeve elektroshtëpiake në vitin 2018 dhe investimit në një showroom prej 1.000 metrash katrorë në vitin 2020, kompania sjell sot një koncept të ri prezantimi dhe përvoje për klientët. Showroom-i i ri, i organizuar në dy kate, përfshin hidrosanitare, kondicionerë, rekorderi, chiller-a dhe pajisje elektroshtëpiake, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, nga koleksionet premium deri...