Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR-ja autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues!
Mbi 36 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë hyrë në fazën e përfitimit të mbështetjes financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), e cila ka konfirmuar autorizimin e fondeve për aplikantët e kualifikuar. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga institucioni në rrjetet sociale, procedurat po ecin paralelisht për të garantuar lëvrimin e plotë të buxhetit të parashikuar për sektorin bujqësor gjatë këtij viti. “Në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, janë autorizuar mbi 36,000 pagesa për fermerët përfitues. Ndërkohë, vijon puna për përmbylljen e procesit të shpërndarjes së mbështetjes financiare”, thuhet në informacionin e publikuar nga AZHBR. Agjencia e vlerëson këtë fazë të lëvrimit të fondeve...
Burimi:
javanews.al