Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?
Rikthimi i Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik Nvidia nuk është pritur me entuziazëm vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Izrael, ku kompania amerikane ka ngritur operacionet më të mëdha kërkimore jashtë territorit të SHBA-ve. Kryeministri izraelit në detyrë, Benjamin Netanyahu, e ka përshëndetur rikthimin e Huang në drejtimin e kompanisë, duke e cilësuar vazhdimësinë e tij në krye si një lajm të mirë për partneritetin mes Nvidia-s dhe sektorit teknologjik izraelit. Netanyahu theksoi se kjo marrëdhënie ka krijuar vlera të jashtëzakonshme për ekonominë dhe inovacionin e vendit. Izraeli e konsideron Nvidia-n një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike, ndërsa vetë Huang e ka cilësuar më herët këtë shtet si “shtëpinë e dytë” të kompanisë. Nvidia, e cila ka një vlerë tregu...
Burimi:
javanews.al