“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat
Nëse keni blerë një apartament në një pallat të ri, nuk do t’ju duhet të prisni më kolaudimin e objektit për të bërë lidhjen e energjisë elektrike apo të ujit. Projektligji i ri është tashmë gati dhe synon të shkurtojë procedurat, duke u mundësuar qytetarëve të hyjnë më shpejt në banesat e tyre. Kjo nismë vjen vetëm dy javë pasi Shoqata e Ndërtuesve ngriti këtë shqetësim para kryeministrit Rama. Ndërtuesit kërkuan që certifikata e përdorimit të mos ishte më kusht për lidhjen e energjisë elektrike dhe ujit, një procedurë që deri më sot ka penalizuar shumë familje. “Sigurisht që është një nismë e mirë për t’i dhënë mundësi çdo qytetari që ka blerë pronën të futet dhe të akomodohet. Janë ata qytetarë që e kanë...
Burimi:
javanews.al