Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur ecurinë e punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, duke sqaruar fazat e projektimit, financimin dhe afatet e vënies në funksion të plotë të kësaj vepre. I ftuar në një intervistë ekskluzive në RTSH, ku u diskutua mbi prioritetet e infrastrukturës për vitin 2027 dhe investimet publike, Karakaçi vuri theksin te nevoja për të kuptuar evoluimin e këtij projekti që nga zanafilla e tij. Sipas ministrit, kur hekurudha nisi të projektohej në vitin 2016, vendi ndodhej në një tjetër stad kapacitetesh për thithjen e fondeve dhe granteve nga Bashkimi Evropian, çka bëri që konceptimi fillestar të mos ishte i plotë. “Në 2016 u projektuan vetëm shinat që të çonin në Durrës, asgjë më tepër, dhe siguria...
Burimi:
javanews.al