Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur këtë të mërkurë një formë ndryshe proteste, duke vendosur në muret e korridoreve dhe dyert e ambienteve universitare postera që pasqyrojnë problematikat në arsim, shëndetësi, ekonomi, emigracion dhe investime publike. Përmes artikujve të publikuar në media, të dhënave nga raporte të ndryshme dhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë, të shoqëruara me mesazhe ironizuese të shkruara me dorë, studentët kanë sjellë në vëmendje një sërë premtimesh që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të parealizuara. Një prej posterave të vendosur në universitet pasqyron shpenzimet për tenderë të Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilat, sipas të dhënave të afishuara, arrijnë në 47.23 milionë euro në tre vite, ndërsa me TVSH vlera shkon në 56 milionë euro. “Miliona euro tendera, po...