Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
Nga paraburgimi në Fier, Erion Veliaj vijon të marrë vendime për administratën e Bashkisë së Tiranës. Vetëm dy ditë pasi shkarkoi Zhaneta Beqirin, e cila drejtonte prej 11 vitesh çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, Veliaj ka përzgjedhur edhe pasuesen e saj. Arjola Byzyka pritet të marrë drejtimin e institucionit. Ajo vjen nga sektori i arsimit publik, ku ka mbajtur më herët poste drejtuese, përfshirë atë të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës.
Burimi:
gijotina.com