“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt, ka zbardhur takimin e zhvilluar një ditë më parë, 24 Nëntor, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me kreun e saj, Klodian Braho dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe trajnimi i ofruar nga Departamenti i Drejtësisë për përdorimin e provave digjitale në hetime. Në fjalën e tij, ambasadori Wendt theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka rëndësi edhe për interesat amerikane, veçanërisht në krijimin e një klime të sigurt për investimet e kompanive amerikane në Shqipëri. “Kur një tender manipulohet ose kur praktikat ligjore apo të biznesit janë...