Berisha: Zero tolerancë ndaj karteleve të drogës. 35% zhvlerësim i euros është taksë e fshehtë mbi eksportet dhe prodhimin
Në fjalën e mbajtur në tryezën për narko-euron, kryetari i PD , Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij se, ka lejuar që narko-euroja të godasë rëndë ekonominë shqiptare, duke dëmtuar prodhimin vendas, eksportet dhe kursimet e qytetarëve. Ai e cilësoi zhvlerësimin e euros si një ‘taksë të fshehtë’ prej 35% mbi eksportet dhe prodhimin, ndërsa kërkoi luftë me zero tolerancë ndaj karteleve të drogës. Berisha theksoi se PD synon ndërtimin e një ekonomie prodhuese, ku ‘Made in Albania’ të jetë krenari kombëtare. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet dhe komentet për një problem themelor të ekonomisë sonë, një faktor me fuqi të madhe shkatërrimtare. Dhe, siç e konstatoni, me një fuqi të pandalshme që...
Burimi:
syri.net