Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

Një 41-vjeçar, Besnik Banushi nga Delvina, u arrestua pak ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim për një dënim me nëntë vite burg, për abuzim seksual me të mitur. Policia e Shtetit publikoi videon e arrestimit dhe njoftoi zhvillimin e operacionit të koduar “Shijani”. Pas paraqitjes në Gjykatën e Sarandës, 41-vjeçari u lirua. Dënimin për të cilin ishte ndaluar, ai e kishte vuajtur tashmë. Sipas komunikatës së publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, shërbimet e Komisariatit të Delvinës e kapën 41-vjeçarin në Rrethrrotullimin e Shijanit. Policia tha se e kishte lokalizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Në njoftim, policia e lidhi shpalljen në kërkim me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë,...