Barcelona kryen me sukses misionin në Baku, Villarreal me fitore të madhe në transfertë (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në Baku, Barcelona fitoi 1-4 ndaj debutuesve të Sabah. Në minutën e 31-të, u zhbllokua takimi. Barcelona kaloi në avantazh, falë golit të shënuar nga Anthony Gordon. Anglezi dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas, pas goditjes së Karim Adeyemi. Në minutën e 33-të, Gordon gjeti sërish golin, por u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje të Gabriel Jesus. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për katalanasit. Barcelona e nisi vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar tre gola për 9 minuta. Në minutën e 51-të, përsëritet skena e golit të parë, Anthony Gordon dërgon në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e...
Burimi:
telesport.al