Propozimi nga deputetja e PS-së: Të burgosurit të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

Propozimi nga deputetja e PS-së: Të burgosurit të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

Të dënuarit me burgim dhe të paraburgosurit mund të kenë të drejtën të zgjedhin vetë mjekun apo institucionin shëndetësor ku dëshirojnë të vizitohen, me kusht që të mbulojnë shpenzimet mjekësore dhe kostot e tjera që rrjedhin nga zgjedhja e tyre. Ky është propozimi i deputetes së Partisë Socialiste, Enriketa Jaho, e cila ka depozituar më 19 nëntor në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Nisma e protokolluar me numrin 6597, parashikon riformulimin e nenit 41 të ligjit dhe transferimin e përgjegjësisë për kujdesin shëndetësor të të burgosurve nga sistemi penitenciar te strukturat në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Sipas projektligjit, personat e privuar nga liria do...