Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka lënë mënjanë propozimet për marrëveshje biznesi me Rusinë si instrument për përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas Financial Times, Moska ka shfaqur interes të kufizuar ndaj projekteve të propozuara, ndërsa përpjekjet për t'i ofruar Rusisë mundësi bashkëpunimi ekonomik nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Gazeta i referohet pesë zyrtarëve të informuar mbi diskutimet, sipas të cilëve Uashingtoni ka tërhequr nga negociatat disa prej propozimeve për bashkëpunim ekonomik me Moskën. Të dërguarit e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u kanë komunikuar zyrtarëve europianë se partneritetet ndërmjet kompanive nuk përbëjnë më një element qendror të propozimeve amerikane. Ndër mundësitë e diskutuara më herët ishin investimet amerikane në sektorin rus të naftës, prodhimin e titanit dhe infrastrukturën energjetike. Sipas Financial...
Burimi:
kohajone.com