Drogë pranë shkollave, dëshmia e të miturit: Hashashin ma dhanë shokët, e nisëm pas mësimit

Drogë pranë shkollave, dëshmia e të miturit: Hashashin ma dhanë shokët, e nisëm pas mësimit

Lëndët narkotike po afrohen gjithnjë e më shumë me ambientet ku qëndrojnë te miturit ka realizuar një investigim në disa prej shkollave të Tiranës, një 17-vjeçar tregon se e provoi drogën 4 vite më parë, me qëllim që të ndihet i pranuar nga shokët. Ekspertët ngrenë alarmin, sipas tyre familja, shkolla dhe rrethi shoqëror kanë rol kyç në parandalimin e rënies pre, ndërsa mësuesit shprehen se fushatat sensibilizuese nuk e shërojnë problemin. Psikololgët thonë se mungesat në shkollë dhe humbja e vënmendjes në mësime janë ndër shenjat e para që nuk duhen nënvlerësuar. Bilanci i rasteve të goditura nga Policia tregon se këto substanca po shfaqen gjithnjë e më pranë mjediseve ku qëndrojnë të rinjtë. Gjatë muajit mars 2025, Policia raportoi 20 operacione kundër shitjes...