SYRI TV/ Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës, PLUG investigon kazinonë e ‘miqve’ të Olsit

SYRI TV/ Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës, PLUG investigon kazinonë e ‘miqve’ të Olsit

Emisioni investigativ Plug publikon të dhëna se si Ols Rama, vëllai i kryeministrit, ka shtrirë aktivitetin e tij në lojërat e fatit me licenca kazinoje. Për këtë janë përdorur një zinxhir kompanish dhe prestanome, ku përfituesi fundor i familjes kryeministrore del qartë. Institucionet e vendosura në rresht mbyllën sytë dhe shkelën ligjin me qëllimin e vetëm: dhënien e licencës së kazinosë Olsi Ramës, në emër të njerëzve dhe kompanive të lidhura me të. Procedurat e rregullta për licencimin e kazinosë janë anashkaluar, ndërsa institucionet, deri te Ministria e Financave, kanë qenë në dijeni të shkeljeve. SYRI TV Emisioni investigativ Plug publikon të dhëna mbi kazinonë që ndodhet në kullën e stadiumit Air Albania, pas së cilës dyshohet se fshihen interesat e vëllait të kryeministrit Edi...