Egjipt/ Përditësohet bilanci i tragjedisë nga zjarri në autobotin me karburant, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur
Një tragjedi ndodhi të mërkurën (25/11) në Egjipt, kur një autobot që transportonte produkte nafte u përmbys në një autostradë unazore pranë Kajros, duke shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha, i cili u përhap edhe në automjete të tjera. Sipas bilancit më të fundit të Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, në një nga aksidentet rrugore me numrin më të lartë të viktimave të regjistruara kohët e fundit në vend. Aksidenti ndodhi në zonën Al Uarak të Gizës, mbi tunelin 10 të autostradës unazore, e cila i shërben zonës së gjerë të kryeqytetit egjiptian. Pas përmbysjes së autobotit, shpërtheu një zjarr i madh, i cili u...
Burimi:
syri.net