Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Një tjetër anije cisternë nafte është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se ka goditur një minë detare. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria iraniane, e cila pretendon se incidenti ka ndodhur në një zonë të kufizuar të kësaj rruge strategjike detare. Ngjarja vjen në një moment të tensionuar në rajon, ku përplasjet mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e transportit detar dhe furnizimin global me naftë. Ndërkohë, komandanti i Gardës Revolucionare iraniane deklaroi se forcat e vendit janë të përgatitura për të përballuar atë që ai i cilësoi si “forca armike”, duke paralajmëruar se ato mund të shtyhen në një thellësi të konsiderueshme. Ai pretendoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë pësuar...