Siri/ Shpërthen mina tokësore, 3 të vrarë mes tyre një 13-vjeçar dhe 2 të plagosur
Tre persona, përfshirë një të mitur, u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të mërkurën, kur një minë tokësore shpërtheu në veri të Sirisë, në një zonë rurale të provincës së Rakas, njoftuan autoritetet lokale. Drejtoria e Medias së Rakas bëri të ditur në një deklaratë të publikuar në platformën amerikane të rrjeteve sociale Facebook se shpërthimi ndodhi në zonën Rajm al-Ajuz, në shkretëtirën e Rasafas. Viktimat përfshinin një djalë 13-vjeçar dhe dy burra, përkatësisht rreth 60 dhe 65 vjeç, bëri të ditur drejtoria. Dy persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi. Në deklaratë nuk u specifikua origjina e minës tokësore. Minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera, të lëna pas nga vitet e konfliktit, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim vdekjeprurës në të gjithë Sirinë,...
Burimi:
syri.net