Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investohet te brezi i ri

Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investohet te brezi i ri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, ka përcjellë një mesazh të qartë për klimën e biznesit dhe investimet amerikane në Shqipëri, duke vënë theksin te garantimi i konkurrencës së barabartë, forcimi i bashkëpunimit mes kompanive amerikane dhe shqiptare dhe investimi te brezi i ri. Wendt iu bashkua Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në një takim në Tiranë, ku u diskutuan hapat për zgjerimin e mundësive ekonomike dhe rritjen e bizneseve amerikane në vend. “Rritja e bizneseve amerikane dhe krijimi i mundësive në Shqipëri ecin bashkë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Instagram. Wendt vuri në fokus krijimin e kushteve të barabarta të konkurrencës, ndërtimin e lidhjeve mes bizneseve të dy vendeve dhe investimin te gjenerata e re,...