Shqiptarët, më jetëgjatët në rajon! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi mesatare prej 80,1 vjetësh
Shqipëria kryeson në rajon për jetëgjatësinë më të lartë, me 80.1 vjet në vitin 2026. Statistikat e Kombeve të Bashkuara e rendisin shtetin shqiptar në vendin e 61 mes 237 në botë dhe të parin në Ballkanin Perëndimor, duke lënë pas Kosovën që shënon jetëgjatësinë me 78.6 vjet, Maqedoninë e Veriut me 77.8 vjet, Malin e Zi me 77.6 vjet dhe Serbinë me 77.3 vjet. “Ka shumë faktorë, së pari se shqiptarët kanë rritur cilësinë e jetesës dhe gjithashtu kanë kujdes për arsimimin. Por edhe klima, ushqimi, relievi divers ndikojnë”, tha Zyhdi Dervishi-sociolog. Të dhënat e krahasuara me 1950 tregojnë gjithashtu një rritje të dukshme të jetëgjatësisë në Shqipëri me 35 vjet. Sipas sociologëve, inteligjenca është karakteristikë dalluese e shqiptarëve. “Është e vërtetuar shkencërisht që...
Burimi:
javanews.al