Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë në Egjipt, ku një kamion-cisternë që transportonte produkte nafte u përmbys dhe shpërtheu në një autostradë rajonale në rajonin e Gizës, pranë Kajros. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar Ministrinë egjiptiane të Shëndetësisë, përmbysja e cisternës shkaktoi një zjarr të fuqishëm, i cili u përhap me shpejtësi edhe në automjetet që ndodheshin pranë saj. Aksidenti ndodhi në zonën Al Waraq, mbi Tunelin 10 të Unazës së Kajros, në një prej zonave me popullsi të dendur të kryeqytetit egjiptian. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë përmasat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi. Pas incidentit, në zonë u zhvillua një operacion i gjerë emergjence, ku u...
Burimi:
javanews.al