NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

Katër vjet pas misionit historik të NASA-s për të ndryshuar orbitën e asteroidit Dimorphos, Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka publikuar imazhet e para nga afër që tregojnë pasojat e përplasjes së qëllimshme. Fotografitë, të siguruara nga misioni Hera i ESA-s, zbulojnë një krater gjigant në sipërfaqen e Dimorphos, me përmasa që krahasohen me një fushë futbolli. Asteroidi ka një diametër prej vetëm 151 metrash dhe rrotullohet rreth asteroidit më të madh Didymos. Pamjet tregojnë ndryshimet e shkaktuara nga misioni DART i NASA-s, i cili në vitin 2022 u përplas qëllimisht me Dimorphos për të testuar nëse një goditje e kontrolluar mund të ndryshonte trajektoren e një asteroidi që mund të përbënte rrezik për Tokën. Qindra shkëmbinj lëvizin pranë asteroidit Një prej zbulimeve që ka habitur...